Bella Hadid ka bërë një tjetër paraqitje që nuk kaloi pa u komentuar në Festivalin e Filmit në Kanë, këtë herë duke sjellë një frymë të fortë nostalgjie nga moda e viteve ’60.
Supermodelja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë të punuar me grep nga Schiaparelli, një krijim që rikthen në vëmendje stilin legjendar të aktores dhe ikonës së modës Jane Birkin.
Veshja ishte frymëzuar nga look-u i famshëm që Birkin kishte veshur në fund të viteve ’60, një kombinim që në atë periudhë konsiderohej mjaft i guximshëm dhe që më pas u kthye në referencë mode për shumë breza.
Me flokët e lëshuara dhe aksesorët minimalistë, Bella solli një interpretim modern të estetikës së Birkin, duke ndërthurur elegancën klasike me stilin bashkëkohor. Pamja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe nga mediat e modës, të cilat e cilësuan si një nga paraqitjet më të veçanta të këtij edicioni të Kanës./mxh
