Modelja e njohur Bella Hadid bëri rikthimin e saj në Festivalit të Filmit në Kanë 2026, duke marrë pjesë në premierën e filmit “Garance” në Palais des Festivals, të dielën më 17 maj, në Kanë. Në tapetin e kuq ajo u shfaq krah vëllait të saj më të vogël, Anwar Hadid.
Dyshja mori pjesë në event në emër të Chopard, një nga sponsorët kryesorë të festivalit prestigjioz. Bella ndau edhe disa foto dhe video nga mbrëmja në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Honey I’m Home”, ndërsa në imazhin kryesor ajo pozonte përpara një billboard-i të Chopard me fotografinë e saj.

Për paraqitjen në tapetin e kuq, Bella zgjodhi një fustan të personalizuar nga Prada, në nuancë gri saten, me dekolte të hapur dhe detaje të qëndisura me kristale. Pamja u kompletua me një pelerinë elegante satin me mëngë bomber dhe këpucë të bardha lëkure. Sigurisht, aksesorët luksozë nga Chopard i dhanë edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj.



Ndërkohë, Anwar Hadid u shfaq elegant me një smoking të zi Prada, këmishë të bardhë, kravatë të zezë dhe këpucë klasike lëkure./mxh
