Last Updated on 05/05/2026 by EL
Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, ka komentuar me tone ironike procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë, ku kandidon Sali Berisha.
Në një video të publikuar, Buzhala shprehet se Berisha “nuk po garon vetëm për kryetar të PD-së, por edhe për një rekord në Librin e Ginisit”, duke ironizuar mungesën e rivalëve në garë. Sipas tij, “rivali i vetëm për momentin është kryetari i Kamerunit, Paul Biya, ky i fundit pak më i vjetër”.
Sali Berisha nuk po garon vetem per kryetar te PD’se, ai po garon edhe per liber te Ginisit. Rival per momentin e ka vetem kryetarin e Kamerunit, Paul Biya, ky i fundit pak me i vjeter. Suksese doktor”, thote nder te tjera Buzhala.
