Last Updated on 05/10/2026 by Anisa
Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku si zakonisht është pritur me fjalë zemre nga demokratët.
“Ai është zemra ime, nuk ka frikë nga asnjë. Mirë se na erdhe, të ruajt Zoti!” dëgjohet duke thënë njëra prej qytetarëve e pranishme para SPAK. Dhjetëra simpatizantë së bashku me anëtarë të Partisë Demokratike pritën Berishën para Prokurorisë së Posaçme, të cilin e përshëndetën duke i dhënë dorën e duke i folur me fjalë të ngrohta.
Sakaq, kujtojmë se paraqitja e Berishës në SPAK vjen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”./ad
