Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Sali Berisha ka postuar një video në rrjete sociale ku denoncon ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, sot deputete e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste, për kalimin e pronave të ushtrisë në duart e oligarkëve, siç i cilëson ai.
Pretendohet se vendimi për privatizimin e pronës së ushtrisë është firmosur nga gjeneral Bardhyl Kollçaku me urdhër të ministres së Mbrojtjes në atë kohë, Olta Xhaçka.
Ndërkohë kjo çështje ka kaluar dhe në duart e SPAK, por ende nuk ka një vendim përfundimtar apo persona të arrestuar apo që mund të japin llogari për ngjarjen në fjalë.
"Ja si Ramaduro duke shkel çdo ligj nëpërmjet Xhaçkës. Vodhi pronat e ushtrisë dhe Xhaçka shkelmon mbi Gjykatën dhe Kushtetutën se mbrohet nga Rama dhe mercenar Dumani."-shkruan Berisha në rrjete sociale. m.p.
