Last Updated on 13/07/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Besnik Lika, banues në Sarandë. Ai është paraqitur me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar, pasi dyshohet se ka rënë nga soleta teksa po punonte për riparimin e çatisë së një objekti në lagjen nr. 4.
44-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, specifikisht një frakturë torakale tetë (T8), e cila i ka shkaktuar paralizë të gjymtyrëve të poshtme (këmbëve).
Për shkak të gjendjes së tij kritike shëndetësore dhe nevojës për ndërhyrje më të specializuar, mjekët e Sarandës kanë vendosur nisjen e tij urgjente me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë./et
