Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Në mes të protestave dhe tensioneve që kanë përfshirë vendin, disa biznese kanë ulur qepenat, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për studentët dhe të rinjtë që kanë dalë në rrugë.
Përmes këtij veprimi, bizneset shprehin solidaritet me protestuesit, por njëkohësisht u bëjnë thirrje që revolta e tyre të mos kthehet në dëmtim të pronës private dhe të aktivitetit ekonomik.
“Jemi me ju, mos na dëmtoni”, është mesazhi që përcillet për studentët, në një kohë kur protestat janë shoqëruar me tensione dhe incidente në disa qytete të vendit./ad


