Bayern po bëhet gati për të transferuar talentin e radhës. Bëhet fjalë për Said El Mala, sulmues i majtë i FC Koln.
19-vjeçari kërkohet nga disa klube europiane, por Bayern duket i avantazhuar. Ai është gjerman dhe konsiderohet një nga xhevahirët e futbollit gjerman.
Plani i klubit bavarez është blerja e tij në merkaton e janarit dhe huazimi deri në qershor te FC Koln, që të ketë kohë të zhvillohet.
