Kim Kardashian ka surprizuar koleget e saj në serialin “All’s Fair” me dhurata luksoze pas përfundimit të xhirimeve të sezoneve. Këtë e ka zbuluar aktorja Sarah Paulson, e cila tregoi se sipërmarrësja nuk është kursyer për t’i gëzuar bashkëprotagonistet, bën të ditur New York Post.
Pas sezonit të parë, Kardashian u dhuroi të gjitha aktoreve nga një çantë Balenciaga, ndërsa pas përfundimit të sezonit të dytë i ftoi në dyqanin NikeSkims në Mexico City, ku u lejoi të merrnin gjithçka që dëshironin.
“Na tha: ‘Merrni çfarë të doni’. Unë zgjodha shumë të brendshme dhe pizhame. Ishin të brendshmet më të mira që kam veshur ndonjëherë”, rrëfeu Paulson në një intervistë.
Por dhuratat nuk përfunduan me kaq. Kardashian u kishte ofruar kolegeve edhe trajtime për fytyrën, si dhe paketa analizash e ekzaminimesh me vlerë rreth 2,500 dollarë për secilën.
Në serialin e Ryan Murphy, Kim interpreton një avokate të specializuar në çështjet e divorceve, personazh i frymëzuar nga avokatja e saj në jetën reale, Laura Wasser. Pjesë e kastit janë edhe Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts dhe Teyana Taylor.
Sezoni i dytë i “All’s Fair” nisi transmetimin më 4 nëntor në Hulu dhe Disney+./mxh
