Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij, duke triumfuar të premten kundër kroatit Abel Pesut në një përballje spektakolare që mbajti publikun me emocione deri në fund.
Në një ndeshje plot intensitet dhe dominim nga raundi i parë deri në të fundit, Hysa arriti të sigurojë dy tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga emrat më të spikatur të boksit profesionist shqiptar. Në 24 përballje në karrierë, shkodrani ka po kaq fitore.
Triumfi vjen pas një periudhe të gjatë përgatitjesh dhe stërvitjesh, ku boksieri shkodran ka treguar përkushtim, disiplinë dhe forcë të jashtëzakonshme. Me këtë sukses, Hysa ngre sërish lart flamurin kuqezi, duke i dhuruar sportit shqiptar një tjetër moment krenarie. m.p.
