Reshjet e dëborës kanë pushuar në akset malore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ndërkohë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm, varësisht nga lartësia e terrenit. Autoritetet njoftojnë se situata është nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të kushteve të vështira dimërore.
Në Qafë-Thorë vijojnë punimet për zgjerimin e rrugës, ku ekipet e mirëmbajtjes po punojnë me kujdes, duke mbikëqyrur edhe faqen malore për rrezikun e mundshëm të ndonjë orteku.
Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të kenë kujdes gjatë qarkullimit në zonat malore dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, në mënyrë që të shmangin situata të rrezikshme dhe të lehtësojnë kalimin në këto akse./K.M
