Last Updated on 22/11/2025 by EL
Chelsea është rikthyer me fitore nga pauza e kombëtareve, duke mundur në transfertë skuadrën e Burnleyt me rezultatin 0-2.
Golat u shënuan nga Pedro Neto në minutën e 37’ dhe nga Enzo Fernandez në fundin e takimit, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së Marescës dhe duke e ngjitur momentalisht në vendin e dytë.
Në këtë sfidë pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u fut në fushë në minutën e 72’ të takimit, i cili ne fund të takimit tentoi me një gjuajtje, por u kontrollua nga portieri Sanchez./e.t
