Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Psikologia Manolita Hida, e ftuar në ‘Ora News’, ngriti shqetësimin se bullizmi mes nxënësve po rritet nga viti në vit, duke nënvizuar se shpesh edhe familja bëhet burimi i parë i këtij fenomeni.
“Teksa po shihja studimet në lidhje me këtë temë, vihet re që ka një rritje të numrit. Në vitin 2015, të paktën studimet që kishin në qendër Tiranën, pavarësisht se Shqipëria nuk është vetëm Tirana, por kemi një indicie, rreth 43% e nxënësve janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit.
Ndërkohë që statistikat e vitit 2019 na tregojnë se 60% e nxënësve kanë qenë të përfshirë në bullizëm. Nga viti në vit tendencat janë duke u rritur.
Kjo do të thotë se pavarësisht faktit që ne flasim për këtë fenomen, pavarësisht se ka një vëmëndje të shtuar televizive dhe tentohet që të ketë dhe një kontakt edhe me prindërit në lidhje me këto faktorë që çojnë drejt bullizimit, sërish ky fnomen vjen duke u rritur.
Duhet kuptuar që bullizmi vjen si rezultat i një individi që keqtrajtohet dhe këtë opjesë të pafuqishmërisë së vet e tranferon tek dikush tjetër të cilin e percepton si më të dobët.
Në këtë lloj konteksti familja mbetet bullizuesja e parë e fëmijëve sepse ndonjëherë edhe me shaka ne e kemi tendencën që ta shprehim dashurinë edhe me fjalë jo të bukura psh ‘sa të dua unë ty të bëfsha varrin’.
Në thelb kjo është një gjë e shëmtuar, ne kemi fjalë të bukura”, u shpreh Hida./e.t
