Last Updated on 18/11/2026 by Klara
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut. I riu u kap gjatë mesnatës në lagjen nr.3, teksa lëvizte me makinë. Gjatë kontrollit 22-vjeçarit u gjet një pushkë automatike. Në pranga ra edhe pasagjeri, 22-vjeç për moskallëzim të krimit. Policia njofton se sekuestroi armën e zjarrit 15 fishekë, automjeti dhe 2 celularë.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se një shtetas lëvizte i armatosur, në mesnatë, në lagjen nr. 3, Cërrik, specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, finalizuan operacionin e koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. M., 22 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet në bagazh, 1 armë zjarri (pushkë automatike), që dyshohet se posedohej nga drejtuesi, shtetasi F. M., pa leje. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet municion luftarak.
Ndërkaq, shtetasi R. B. dyshohet se ka patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, dhe nuk ka kallëzuar”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./k.m
