Last Updated on 10/11/2026 by EL
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për ish-ministrin Ilir Beqaj, për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku mësohet se janë rrëzuar afro 22 kërkesa paraprake.
Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e sotme gjyqësore GJKKO ka rrëzuar kërkest e Ilir Beqajt për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve si dhe pushimin e çështjes për “Sterilizimin”.
Pasi gjykata vendosi të rrëoznte disa nga kërkesat paraprake të Beqajt, ish-ministri i shëndetësisë ka dalë nga ambientet GJKKO ka akuzuar gjykatën për mosreagimin e kësaj të fundit për shkeljen e procedurave penale.
“Vendimet e gjykatave nuk komentohen, megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur, unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në 3 grupe. Për një pjesë tha që nuk më takon mua të shprehem në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa një pjesë të tretë e rrëzoi.
Ajo që unë konstatova të saktë është që procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë, çdo seancë që ndodh këtu. Praktikisht procedura penale ka shumë detyrime për prokurorët por ka harruar me ose pa padashje të shprehet për pasojat nëse prokurorët nuk e zbatojnë. Në këto kushte gjykata konstaton po, nuk e ka zbatuar procedurën penale për rifillimin e procesit kur ka pasur një vendim pushimi, nuk e ka zbatuar për t’u marrë në pyetje në kohë, nuk e ka zbatuar për të marrë provat tona, por thotë meqenëse nuk ka pasojë për mosveprimin e tyre, do të vazhdojmë këtu ndërkohë që të drejtat procedurale të çdokujt që është i akuzuar ngelin jetim.”, tha Beqaj për mediat.
Sakaq, bëhet me dije se për kërkesat e tjera të tij gjykata do të shprehet në vijim, ndërsa seanca e radhës nga ish-ministrit të shëndetësisë do të mbahet më 2 dhjetor, në orën 10:00./et
