Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit, të vlefshme për raundin e tretë. Në qendër të vëmendjes është përballja Real Madrid-Juventus, që cilësohet si një finale e parakohshme.
Skuadra spanjolle vjen pas dy fitoreve radhazi, ndërsa Juventusi kërkon reagim pas barazimit me Dortmund. Në Mynih, Bayern pret Club Brugge, në një ndeshje ku gjermanët janë favoritë, por belgët kanë treguar se mund të surprizojnë.
Në Francë, Monaco përballet me Tottenham, ndërsa Liverpool ka një transfertë të vështirë në Gjermani ndaj Eintracht Frankfurt. Chelsea do të luajë në Londër kundër Ajax-it, një sfidë që premton spektakël. Marseille viziton Sporting Lisbonën, ndërsa Atalanta pret Slavia Prague. Në program janë edhe duelet Galatasaray – Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao./ K.M