Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar këtë fundjavë dashurinë e tij në një ceremoni martesore të zhvilluar në një nga destinacionet më përallore të Italisë, në Liqenin e Komos.
Ai është martuar me partneren e tij, Djellza Kadriaj, në një festë të organizuar në ceremoni luksoze, ku nuk kanë munguar familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të sportit dhe artit.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe shokët e tij të skuadrës së Kombëtares, ndërsa pjesë e të ftuarve ka qenë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka shoqëruar festën së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit kombëtar.
Pamjet nga dasma, ku lojtarët shihen duke kërcyer dhe kënduar së bashku, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale për atmosferën festive dhe bashkimin e skuadrës jashtë fushës së lojës./MXH
