Shkrimtari britaniko-hungarez David Szalay ka fituar Çmimin prestigjioz Booker. Romani i tij “Flesh” është një studim i maskulinitetit, pushtetit dhe cenueshmërisë.
Romani përqendrohet te Istváni, një burrë hungarez që shpërngulet në Mbretërinë e Bashkuarpasi vendi i tij bashkohet me BE (2004). Historia e ndjek atë gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë ngritjen e tij shoqërore dhe rënien e mëvonshme. I rritur në një lagje të varfër në Hungari, Istváni shpërngulet në Londër pasi kreu burgun dhe përfundoi shërbimin ushtarak. Atje, ai guxon të fillojë nga e para, gjë që në fillim duket se funksionon. Por e kaluara e tij e kap; traumat e pazgjidhura kanë lënë gjurmë. Istváni nuk flet shumë. Ai është i huaj për veten; për të, pothuajse gjithçka është “mirë”.
Juria e Çmimit Booker e vlerëson romanin si “unik” dhe “të jashtëzakonshëm”. Jurorët thanë se nuk kanë lexuar asgjë të krahasueshme. “Në shumë mënyra, është një libër i zymtë, por është një kënaqësi për t’u lexuar”, tha kryetari i jurisë, Roddy Doyle, i cili fitoi Çmimin Booker në vitin 1993. Është një “meditim mbi klasën, pushtetin, intimitetin, migrimin dhe maskulinitetin. “Flesh” (mishi) është një portret magjepsës i një burri dhe përvojave formuese që mund të kenë ndikim të përjetshëm”, thanë organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Londër në një deklaratë.
“Flesh” është romani i gjashtë i David Szalayt. Kur u pyet për pikën fillestare të romanit të tij, autori u përgjigj në një intervistë të mëparshme me komitetin e Çmimit Booker: “Flesh” në një farë mënyre u zhvillua”. Ai e dinte se donte të shkruante një libër me një fund hungarez dhe një fund anglisht, pasi jetonte intensivisht midis të dy vendeve në atë kohë dhe mendonte se kjo duhet të pasqyrohej në zgjedhjen e temave prej tij. Ai donte që të ishte një romanpër Evropën bashkëkohore dhe ndryshimet e saj kulturore dhe ekonomike. Ai donte gjithashtu të shkruante “si është të jesh një trup i gjallë në botë: çfarëdo që na ndan, është diçka që të gjithë e kemi të përbashkët”. m.p.
