Last Updated on 03/04/2026 by Anisa
Janë zbardhur detaje nga diskutimet që po zhvillohen këtë të premte në seancës gjyqsore në GJKKO lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi kanë zbardhur debatet nga gjyqi mes avokatëve dhe prokurorit të çështjes.
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca gjatë fjalës së tij ka deklaruar se mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 146. Ai shton se kjo rrezikon që ky proces të bie ndesh me konventën europiane.
Prokurori Ols Dado e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën për dhënie kohë për Plarent Ndrecën. Ai tha se kanë respektuar procesin gjyqesor sipas ligjit. Sipas tij Ndrecaika pasur mundësi për të folur me klientin e tij.
Diskutimet nga gjyqi:
Romina Zano: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit te përbashkët do cënonte qartësinë e procesit për klientin tim.
Vepra penale që akuzohet Elman Abule lidhet me gjykatë të juridiksioni tjetër dhe jo Gjykatës se Posaçme. Pra ndryshe kompetenca lëndore duhet të shkojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë te pavarura me të pandehurit e tjerë.
Engjellushe Tahiri: Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund te keni tagra të tjera por këtu jeni vetem mbrojtës ligjor.
Plarent Ndreca: Jeni ju të që vendosni. Të gjithë c’ka janë këtu janë per shkak te gjyqit të Erion Velisë. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematike.
Ju kam kërkuar orare se kur unë të vijë në gjykate dhe te konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe mu tha se do vijnë elektronike unë kam qënë fizikisht në gjykatë për te fituar kohë dhe për te lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova.
Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 146. Dua të shqyrtoj se cfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon qe ky proces të bie ndesh me konventën europiane.
Avokat Dritan Jahja: I pandehuri Mirton Likaj- shoqëria Lani Shpk: Kjo gjykatë nuk është kompentente për kete vepër që akuzohet klienti im. Kërkoj që të shkojë në Gjykatë të Tiranës.
Plarent Ndreca: Ju lutem shprehuni për kërkesën time.
GJKKO: Do shprehemi në një moment të dytë.
Sokol Hazizaj: Kemi bërë kërkesë për ndarjen e Procesit për Fatmir Bektashin. Kemi kërkuar gjykim të shkurtuar edhe për Fatmir Bekatishin edhe për shoqërinë Kontakt.
Ols Dado: Nuk kemi hyrë akoma tek kërkesat e gjykimit të shkurtuar. Ju lutem se s’po kuptojmë ku jemi. Jemi në fazën e kërkesave paraprake. Çfarë është kjo punë tani. Edhe thotë qartë ligji.
Avokati Henrik Ligori: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarim të moskompetencës për këtë çështje. Dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.
Ols Dado: Është e papranueshme kërkesa për dhënie kohë për Plarent Ndrecën pasi i kanë pasur mundesitë. Kemi respektuar procesin gjyqesor sipas ligjit. Ai ka pasur mundesi për të folur me klientin e tij.
Për Elman Abulen për kërkesën e shpalljes së moskopetencës lëndore. Por kjo kërkesë duhet të rrëzohet pasi është procedim që i takon kësaj gjykate që të vijojë procesin e gjykatës. Pra i takon Gjykatës se Posacme si kompetencë.
Në lidhje me kërkesën e Merton Likës dhe Lani shpk. Edhe kjo kërkesë është procedim i lidhur dhe duhet të vazhdojë në këtë gjykatë.
Edhe për Fatmir Bektashin ata nuk kanë kërkesë për moskompetencë. Për Klotilda Bushkën, duhet të rrëzohet kërkesa. Procedimi duhet te vijojë nga kjo gjykatë pasi është procedim i lidhur.
Për gjykimin e shkurtuar duhet të pranohet dhe ndarja e çështjeve duhet të bëhet nëse pranojnë gjykim të shkurtuar. Jemi dakort për ndarjen e çëhtjeve për shkak të kërkesave për gjykim të shkurtuar.
