Së shpejti nis edhe edicioni i pestë i “BBV” dhe kurioziteti i publikut ende nuk është shuar. Përveç banorëve të rinj, të cilët do të zbulohen natën e parë të spektaklit, të gjithë janë kuriozë të dinë kush do të jenë opinionistët e prime-t, por edhe të Fan Club.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ka qenë influencuesja Françeska Murati, ish-banore e “BBV”. Françeska ka treguar ekskluzivisht në emision se do jetë këtë vit opinioniste në FanClub BBV dhe ishte shumë e lumtur dhe entuziaste që do të ishte pjesë e programit.
Me shumë kënaqësi do rikthehem te vendi që më ka dhënë gjithë vëmendjen dhe një hapje të madhe të nis një jetë të bukur në Shqipëri, unë do jem këtë vit opinioniste në Fan Club
Para pak ditësh është njoftuar nga produksioni se edicioni i ri do të startojë në 20 dhjetor./mxh
