Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyrat e SPAK.
Mediat raportojnë se Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Deputetja e qarkut të Elbasanit, sot në SPAK është thirrur në rolin e deklarueses. Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mile nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët./ad
