Last Updated on 28/09/2026 by Monika
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, në ditën e 121-të të protestës kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.
Protestuesit pritet të mblidhen përballë Kryeministrisë, ku janë parashikuar edhe fjalime nga aktivistët.
Protesta vijon me kërkesat e shprehura nga pjesëmarrësit edhe në tubimet e mëparshme./mxh
