Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Lara Kolturi shkëlqen në etapën e Kupës së Botës për ski në Levi të Finlandës. Skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë, ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 19-vjetorin e saj, duke siguruar vendin e dytë në sllallomin për femra në këtë etapë të Kupës së Botës.
Ajo ka qenë e jashtëzakonshme në të dy raundet, duke siguruar kohën e dytë në zbritjen e parë dhe duke bërë të njëjtën gjë edhe në të dytën, për të mbajtur larg ndjekëset. E vetmja që e kaloi dhe mori fitoren e kësaj etape, ishte amerikania Mikaela Shifrin, e cila regjistroi kohë të jashtëzakonshme për të mbajtur pas Kolturin, që duket se në të ardhmen d të jetë sfidantja për titullin.
Visited 4 times, 1 visit(s) today