Last Updated on 15/12/2025 by EL
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD, Sali Berisha foli sërish për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
Kreu i PD e akuzoi kryeministrin Edi Rama se emëroi si Avokat Populli dikë që ditën paraqitej si opozitë dhe natën flirtonte me të.
“Emëroi një kryetar partie që ditën që paraqitej si i opozitës dhe natën flirtonte me të, por e emëroi duke shkelur çdo procedurë, kushtetuese dhe ligjore, e emëroi pasi të gjitha firmat e dhëna për të, për tu listuar në listën e kandidatëve që do shqyrtonte komisioni i ligjeve. Rama zgjodhi atë duke shkelmuar praktikën e mëparshme, por të themi edhe disa detyrime që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë, megjithëse ai kriteret dhe standardet europiane i përcakton vetë. Ato firma ishin një gabim.
U tërhoq çdo firmë para se kandidatura të vinte ne Kuvend, ajo kandidaturë nuk mund të paraqitej në Kuvend. E paraqiti Rama i cili donte ta merrte me çdo kusht. Rama i dëshmoi opozitës, se kurrfarë bashkëpunimi qoftë edhe minimal me të nuk shërben dhe nuk vlen. E vërteta është që Kryesia e PD vendosi të ndërpritet çdo lloj bashkëpunimi me narkoparlementarët socialistë dhe me Edi Ramën, ndaj edhe ne nuk marrim pjesë në asnjë kandidaturë, emër, do të ishte qesharake”, tha ndër të tjera Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar./e.t
