Një tjetër kapitull i bukur ka nisur për Ana Ejupin dhe Kevin Edmond, të cilët së shpejti do të përjetojnë për herë të parë emocionin e të qenit prindër. Çifti ka ndarë me ndjekësit një tjetër detaj të rëndësishëm rreth pritjes së ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Ana dhe Kevin janë në pritje të një vajze. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe simbolike për të dhënë lajmin.
Në video shfaqen këpucë të vogla rozë, përmes të cilave çifti ka konfirmuar se bebja që po presin është vajzë.
“Çfarë bekimi”, kanë shkruar Ana dhe Kevin krahas publikimit, duke shprehur emocionin e tyre për ardhjen e anëtares më të re të familjes.
Ky është fëmija i parë për çiftin, i cili e bëri publike pak javë më parë lajmin se po bëhej pjesë e një prej etapave më të rëndësishme të jetës.
Historia e dashurisë së tyre nisi gjatë “Big Brother VIP Kosova 3”, ku të dy ishin pjesë e formatit dhe lidhja e tyre u zhvillua nën vëmendjen e kamerave. Megjithatë, romanca nuk përfundoi me mbylljen e reality show-t.
Përkundrazi, Ana dhe Kevin vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia dhe tashmë janë gati të hedhin hapin më të madh së bashku.
Me zbulimin e gjinisë së bebit, çifti ka ndarë me publikun edhe një nga momentet më emocionuese të kësaj pritjeje. Tashmë, Ana dhe Kevin po numërojnë ditët deri në ardhjen në jetë të vajzës së tyre./mxh
