Last Updated on 27/03/2026 by Kesjana
Avokati i kreut të PL-së Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi në një konferencë për shtyp se akuzat që rëndojnë mbi Metën janë të pabazuara dhe të montuara.
Cakrani tha se qëllimi i këtyre akuzave është diskreditimi i Metës për akuza dhe afera që nuk ekzistojnë.
Sipas tij, kallëzimi penal i Metës ndaj një personi tjetër përmes prokurorit të kohës, Adriatik Llalla, është pushuar për shkak të amnistisë, dhe akuzat lidhen me një keqpërdorim të thirrjes telefonike që nuk kishte bazë të fortë ligjore.
“Kanë dashur që presidentin Meta ta diskretitojnë për akuza dhe afera që nuk ekzistojnë. Zoti Meta nisur nga bezdisja dhe mesazhet e zonjës i drejtohet me kallëzim penale duke e paraqitur përpara prokurorit të kohës Adriatik Llalla dhe kjo çështje është pushuar për shkak të amnistisë së kohës. Kallëzimi i Metës konsistonte te keqpërdorimi me keqdashje i thirrjes telefonike”, tha ai./kb
