Ditën e sotme nis gjykimi në themel për dosjen në ngarkim të kreut të PL-së, Ilir Metës, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të marrë të pandehur.
Dosja e Metës përfshin hetime të lidhura me çështjen “CEZ-DIA”, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara dhe pasurinë e të pandehurve. Nga pesë të pandehurit, vetëm Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024. Të gjitha kërkesat e tij për ndryshim të masës së sigurisë janë rrëzuar.
Në gusht të vitit të kaluar SPAK-u dërgoi për gjykim Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Nën dyshimet për pastrimin e parave, për gjykim është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. /kb
