Këmba e një gruaje me mbishkrimin e një citati nga “Lolita” e Vladimir Nabokov. Mesazhe të shkëmbyera për të organizuar “furnizimet” me vajza. Foto të Bill Gates, Woody Allen, ish-kryeministit izraelit Ehud Barak me Jeffrey Epstein.
Vetëm pak orë para afatit të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dosjet Epstein, financierit pedofil që vdiq në vitin 2019 në burg, maska e privilegjit dhe pandëshkueshmërisë po thërrmohet sërish nga pak.
95 foto dhe dokumente të reja nga arkiva Epstein hedhin dritë mbi skandalin më të madh seksual në histori, shkruan Corriere della Sera.
Dosjet u publikuan nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës.
Nga ana tjetër, bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell, ka apeluan vendimin për dënimin e saj me 22 vite burg. Apeli, edhe pse pa sukses, mund të ndërlikojë publikimin e plotë të dosjeve. Këtë shpresojnë republikanët dhe Donald Trump.
Fotot e reja i shtojnë një detaj historisë. Në një prej tyre shihet këmba e një gruaje me fjalinë e “Lolitës”: “Ajo ishte thjesht Lo, thjesht Lo në mëngjes, 147 centimetra e gjatë që rrinte me një çorape.” Një tjetër mbishkrim në ijë: “Ajo ishte Lola me pantallona”, një tjetër imazh në qafë: “Ajo ishte Dolly në shkollë.” I katërti: “Lo-lii-ta: maja e gjuhës bën një udhëtim me tre hapa nëpër qiellzën e gojës së saj për të prekur dhëmbët kur numëron deri në 3.”
Ç’mund të ketë tjetër në ato dosje? Demokratët po shpresojnë të gjejnë prova për Trump, por tremben se FBI-ja mund t’i ketë fshirë./kb
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.