Last Updated on 21/09/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në shtetin fqinj, Greqi. 62-vjeçarja, drejtoreshë e Qendrës Komunitare Oinofyta, kishte varrosur pranë oborrit të shtëpisë nënën e saj.
Prej dy vitesh trupi i së ëmës prehej në afërsi të shtëpisë dhe kjo me qëllim që drejtoresha të vijonte të merrte pensionin e saj.
Sekreti makabër doli në dritë pas këmbënguljes së të afërmve të saj dhe banorëve të zonës të cilët kishin humbur “gjurmët” e së moshuarës, ndërkohë që 62-vjeçarja këmbëngulte dhe u thoshte atyre vazhdimisht se nëna e saj ishte në shtëpi.
Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se çështja filloi të zbardhej atëhere kur disa persona kuptuan se autorja po paraqiste një tjetër banore të moshuar të fshatit si nënën e saj.
Ajo gjithashtu ia prezantoi të njëjtën grua policisë , e cila shkoi në shtëpinë e saj dhe e telefonoi për t’u treguar se ku ishte nëna e saj.
Policia, e cila kontrolloi shtëpinë e 62-vjeçares, u drejtua në hambar dhe hapi një gropë të vogël , duke gjetur brenda trupin e pajetë të 91-vjeçares . Trupi nuk ishte varrosur thellë dhe ishte mbuluar vetëm me dhe, ndërsa gropa kishte një diametër të vogël.
