Policia federale gjermane ka kryer blloqe kontrolli në degët e Deutsche Bank në Frankfurt dhe Berlin, në një hetim të lidhur me pastrim parash, njoftuan prokurorët në Frankfurt.
Hetimet vijnë pas disa mangësive në kontrollin e pastrimit të parave që janë shfaqur gjatë viteve në bankën më të madhe të Gjermanisë, çka ka sjellë inspektime të rregullatorëve, gjoba dhe kontrolle policore.
Prokurorët thanë se po hetohen persona dhe punonjës të bankës, të cilët nuk janë zbuluar publikisht. Sipas tyre, Deutsche Bank ka pasur marrëdhënie biznesi me kompani të huaja, të cilat në hetime të mëtejshme dyshohet se janë përdorur për aktivitet të paligjshëm të pastrimit të parave.
Bankat konfirmuan kryerjen e kontrolleve, por nuk dhanë koment të mëtejshëm mbi hetimin./mxh
