Last Updated on 07/11/2026 by Anisa
Shtatë fëmijë në kopshtin nr. 10 në qytetin e Vlorës janë paraqitur në repartin e Pediatrisë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë mbrëmjes së kaluar.
Fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Nga shtatë rastet e paraqitura në spital, pesë prej tyre janë shtruar në repartin e Pediatrisë, ku vijojnë të marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, sipas prindërve, edhe disa fëmijë të tjerë kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë marrë shërbim mjekësor në banesë.
Pas evidentimit të rasteve, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse për analiza laboratorike.
Aktualisht priten rezultatet e analizave, të cilat do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një rast helmimi ushqimor dhe cili mund të ketë qenë shkaktari./ad
