Last Updated on 05/08/2026 by EL
Policia Kufitare ka arrestuar në Rinas një turke të dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici do të ekstradohet drejt Turqisë.
Ndërkohë është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar Kostandino Tahiri, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet burg në 2021 për plagosje me dashje. Nga Athina është ekstraduar Andrea Biti, i dënuar në 2024 nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për vjedhje./et
