Aktori i mirënjohur Agron Llakaj ka komentuar publikisht përhapjen e videove intime të disa personazheve publikë, të cilat prej ditësh janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Llakaj u shpreh se mënyra se si ka ndodhur shpërndarja e këtyre materialeve ka kaluar çdo kufi të asaj që mund të komentohet publikisht. Ai theksoi gjithashtu se e njeh personalisht disa prej personave të përfshirë, çka e vendos në një situatë konflikti interesi.
“Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarjeje që mund ta komentosh. Megjithatë, unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate. Nuk do kisha dashur që një koment i imi të zinte një vend në këtë emision ‘Goca dhe Gra’. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, no comment më vjen të them”, u shpreh aktori.
Gjatë bisedës, Llakaj foli edhe për mënyrën se si komentet dhe reagimet në rrjetet sociale mund të kthehen në presion ndaj personazheve publikë. Sipas tij, edhe një postim i zakonshëm nga jeta e përditshme mund të shoqërohet me komente negative.
“Ne nuk pyesim për lirinë. Po deshe provo dhe hidh në Instagram dhe Facebook, shko në plazh, hidh një foto me familjen dhe thua ‘sa ditë e bukur’, të vijnë mesazhe ‘ça thua ti, njerëzit nuk kanë për të ngrënë’. Tani mendoj, ta hedh apo jo. Hodha një postim sot në drekë, më mori vajza në telefon, ‘hiqe’”, tregoi ai.
I pyetur se çfarë kishte ndodhur, Llakaj shpjegoi se bëhej fjalë për një postim të lidhur me një moment të përjetuar gjatë kohës së tij në “Portokalli”.
“Ishte një ndjenjë që më ndodhi në ‘Portokalli’ dhe e hodha. Vjen një moment që fëmijët na udhëheqin”, tha aktori.
Në fund, Llakaj përcolli edhe një mesazh për publikun, duke bërë thirrje për më shumë dashuri dhe mirësi, në vend të urrejtjes dhe gjykimit.
“Më shumë ka urrejtje se dashuri. Jetën një herë na e jep Zoti, falni më shumë dashuri, mirësi, larg urrejtjes”, u shpreh Agron Llakaj, duke iu referuar edhe një shprehjeje të këngëtares Aurela Gaçe.
Pjesë nga biseda
Ema: Meqenëse na gjete te kjo temë, do kisha dashur të të përfshija, ti i njeh, janë kolegë. Si ndihesh?
Agroni: Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarje që mund ta komentosh. Megjithatë unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur. Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate. Nuk do kisha dashur që një koment i imi të zinte një vend në këtë emision “Goca dhe Gra”. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, no coment më vjen të them.
Ema: Mënyra se si e thua ti është më e bukur dhe e pranueshme
Agroni: Ne nuk pyesim për lirinë. Po deshe provo dhe hidh në “Instagram” dhe “Facebook”, shko në plazh, hidh një foto me familjen dhe thua ‘sa ditë e bukur’, të vijnë mesazhe ‘ça thua ti, njerëzit nuk kanë për të ngrënë. Tani mendoj, ta hedh apo jo. Hodha një postim sot në drekë, më mori vajza në telefon hiqe.
Orinda: Ça ndodhi
Agroni: Ishte një ndjenjë që më ndodhi në “Portokalli” dhe e hodha. Vjen një moment që fëmijët na udhëheqin.
/ad
