Dy fëmijë të moshës 4 dhe 5 vjeç janë gjetur pas rreth pesë orësh të mbyllur brenda një autobusi çerdheje në Hania. Të miturit, të cilët ndjekin një çerdhe në periferi të qytetit, u gjetën në gjendje të rënduar, duke qarë dhe të lagur, por fatmirësisht pa rrezik për shëndetin.
Autobusi ishte nisur rreth orës 07:45 dhe, pasi fëmijët e tjerë zbritën, dy të vegjlit dyshohet se mbetën në sediljet e pasme. Ata u zbuluan pak para orës 13:00, kur shoferi u kthye te autobusi pas nisjes së kërkimeve për njërin prej fëmijëve.
Prindërit kanë ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit të autobusit, ndërsa drejtuesi i KTEL Hania-Rethymno konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se shoqëruesja është pushuar nga puna. Ajo ka deklaruar se fëmijët ishin në gjumë dhe nuk i kishte vënë re./k.m
