Protagonist në një film ku është edhe regjisor.
Një guxim të tillë që në Holliwood pak e kanë patur, e ka marrë përsipër Michael B. Jordan, fituesi i çmimit Oscar për aktorin më të mirë në mars të këtij viti.
39-vjeçari kthehet në ekranin e madh duke qëndruar para dhe prapa kamerës në ripunimin e ri të filmit klasik “The Thomas Crown Affair”.
Në këtë thriller plot aksion që sapo ka publikuar trailerin e parë, Jordan merr rolin e miliarderit të famshëm e simpatik që vjedh vepra arti me vlera marramendëse.
Ky rol historik është interpretuar më parë nga legjenda Steve McQueen në vitin 1968 dhe Pierce Brosnan në ripunimin e vitit 1999.
Ky është projekti i dytë i Jordanit si regjisor pas suksesit absolut me filmin “Creed III”, duke provuar se është një nga figurat më me ndikim të kinematografisë moderne.
Përveç aksionit dhe lojës me rrezikun e lartë, filmi sjell një kast luksoz me yje si Adria Arjona, Lily Gladstone dhe fituesin e Oscar-it Kenneth Branagh.
Filmi pritet të pushtojë kinematë botërore më 5 mars 2027./mxh
