Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Parisin dhe pjesën më të madhe të Francës ka detyruar autoritetet të mbyllin pjesërisht Eiffel Tower.
Sipas njoftimit zyrtar, monumenti ikonë do të qëndrojë i mbyllur pas orës 12:00, ndërsa do të lejohen të hyjnë vetëm vizitorët që kanë rezervime përpara kësaj ore. Kulla, e cila zakonisht qëndron e hapur deri në mesnatë, po funksionon me orar të kufizuar për shkak të temperaturave të larta.
Masa ka hyrë në fuqi që prej 23 qershorit, një ditë që është cilësuar si më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Francë që nga nisja e matjeve kombëtare në vitin 1947.
Në orën 15:00, indeksi kombëtar i nxehtësisë arriti në 29,6 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 29,4 gradësh të vendosur në korrik të vitit 2019 dhe të barazuar gjatë valës së të nxehtit të vitit 2003./ad
