Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Në fshatin Vukatanë të Shkodrës është gjetur një motor i djegur, çka ngre dyshimet se është motomjeti të cilin përdorën autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola dy ditë më parë pranë “Kinema Republika”.
Dyshohet se dy autorët e vrasjes të cilët qëlluan tetë plumba drejt të riut, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për tu arratisur pas krimit.
Mbeten ende mister arsyet e vrasjes së të riut Kristian Kola ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për konflikte të mundshme që mund të ketë patur viktima.
I riu Kristian Kola ka qenë dy herë jashtë Shqipërisë për periudha të shkurtra ndërsa nuk dihen motivet e vrasjes së tij.
Në Shqipëri, Kristian Kola nuk rezultonte person me precedent penal ndërsa së bashku me të atin kishin një kompani ndërtimi.
Autoritetet pritet të zbardhin të tjera detaje në lidhje me vrasjen ndërsa deri tani e vetmja gjurmë e dyshimtë që mund të kenë lënë autorët, është një motor i djegur.
Dy personat ende të paidentifikuar, qëlluan tetë plumba drejt të riut me pistoletë me silenciator duke e lënë të vdekur në vend ndërsa ishin të maskuar me veshje të zeza dhe skafandra në kokë. m.p.
