Pjesëmarrja e Elijonës në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës ishte përfolur para ceremonisë, por ajo që ra në sy ishte mungesa e saj në një prej festave më të komentuara në rrjetet sociale.
Kjo temë u rikthye gjatë intervistës së saj në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, ku Elijona sqaroi se mosprania në dasmë nuk kishte qenë zgjedhja e saj që në fillim.
Ajo tregoi se e kishte marrë ftesën dhe kishte dëshirë të ishte pjesë e festës, madje kishte planifikuar edhe udhëtimin. Por, pasi mësoi disa rrethana të tjera, vendosi të tërhiqej.
“Ftesën e kam marrë, kam pasur shumë qejf të jem e pranishme, unë vdes për dasma. Kam pasur plan të vij, mirëpo emri im nuk ka qenë në listë për shkak të disa gjërave që i kam marrë vesh më vonë dhe kam ndaluar”, rrëfeu ajo.
Pa hyrë në detaje dhe pa përmendur persona konkretë, Elijona shpjegoi se nuk dëshiron të gjendet në situata ku prania e saj mund të krijojë pakënaqësi te të tjerët. Për këtë arsye, zgjodhi të mos merrte pjesë, duke mos dashur që festa e çiftit të ndikohej në asnjë mënyrë.
“Unë nuk kam qejf të shkoj në një vend kur e di që prezenca ime i pengon dikujt apo disave. Vendosa të rri vetë, nuk jam askush t’ia prishë kënaqësinë dikujt tjetër”, u shpreh Elijona.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk kurseu urimet për Kushtrimin dhe Aurorën, duke vlerësuar bukurinë e ceremonisë dhe duke u dëshiruar një jetë të gjatë e të lumtur së bashku./mxh
