Elon Musk ka hedhur një parashikim të fortë për mënyrën se si do të ndryshojë puna në dekadat e ardhshme. Sipas tij, brenda 10 deri në 20 viteve, puna nuk do të jetë më një domosdoshmëri ekonomike, por një zgjedhje personale, një aktivitet që njerëzit do ta kryejnë vetëm nëse u jep kënaqësi.
“Puna do të jetë opsionale, si të merresh me një sport apo të luash një video-lojë,” u shpreh Musk.
“Nëse dikush zgjedh të punojë, do ta bëjë thjesht sepse i pëlqen, njësoj si kur mbjell perime në kopshtin tend.”/MXH
