Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se emërimi i djalit të Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, në postin e udhëheqësit të ardhshëm suprem është një “gabim i madh”.
“Mendoj se ata bënë një gabim të madh. Nuk e di nëse do të zgjasë”, u shpreh Trump në një intervistë.
Përpara se emërimi i tij të njoftohej, presidenti amerikan kishte thënë se djali i të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei do të ishte një zgjedhje e papranueshme dhe se udhëheqësi i ri i Iranit nuk do të zgjaste shumë pa miratimin e tij.
Kur u pyet se çfarë masash mund të ndërmerrnin SHBA-të lidhur me këtë emërim ai u përgjigj shkurtimisht se nuk do t’i tregojë tani. Trump u pyet gjithashtu në lidhje me raportet për një vendosje të mundshme të trupave amerikane në Iran.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi as afër kësaj”, u shpreh presidenti amerikan./mxh
