Last Updated on 29/09/2026 by Monika
Avokati i Popullit ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjedhjen e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Shabani thekson se vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.
“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën. Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës. Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes. Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkruan Shabani.
Këtë të martë, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e depozituar nga PD-ja për shqyrtimin e ligjshëmërisë së zgjedhjes së Shabanit në krye të institucionit më 11 dhejtor 2025./mxh
