Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj nuk do të jenë më pjesë e Wake Up. Mëngjesin e sotëm asnjëra prej tyre nuk u ul në karrigen e prezantues në emisionin e mëngjesit në Top Channel.
Prej kohësh bashkë me Blendin ato kishin ndërtuar një treshe mjaft karizmatike, dhe dukeshin se kishin një kimi mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë duket se një zënkë që mori përmasa të mëdha mes dy vajzave, solli edhe largimin e tyre nga ky program.
Sot Blendi e ka nisur mëngjesin ndryshe. Përballë tij është ulur Heidi Baci të cilën ai e vlerësoi një ditë më parë, si një vajzë solare dhe shumë pozitive.
