Eva Mendes ka tërhequr vëmendjen e fansave me një detaj shumë personal që mban në trup dhe që lidhet drejtpërdrejt me bashkëshortin e saj, Ryan Gosling.
Në një postim të publikuar në Instagram më 30 gusht, aktorja ndau disa fotografi bardh e zi, ku u vu re edhe tatuazhi në kyçin e dorës. Aty shkruhet “de Gosling”, një shprehje në spanjisht që mund të përkthehet si “e Gosling”.
Mendes e bëri tatuazhin të dukshëm në një prej fotove, ndërsa një koment i një ndjekësi e nxiti të fliste për domethënien e tij. Përgjigjja e saj ishte tepër emocionale: “Është e gjitha që kam, e gjitha që kam dashur ndonjëherë”.
Tatuazhi nuk është një zbulim i ri. Aktorja e kishte shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale në shtator të vitit 2022, por asokohe nuk kishte treguar se çfarë fshihej pas tij. Në atë periudhë, çifti gjithashtu nuk e kishte konfirmuar publikisht martesën, duke lënë hapësirë për spekulime.
Mes masave të parashikuara janë vlerësimet e përvitshme të rreziqeve sistemike. Ato duhet të shqyrtojnë përhapjen e materialeve të paligjshme, mbrojtjen e fëmijëve dhe ndikimin që shërbimet mund të kenë te mirëqenia fizike e mendore e përdoruesve.
Martesa e tyre u konfirmua publikisht nga Mendes në nëntor 2022, gjatë një interviste për emisionin australian “Today”. Në atë kohë, ajo iu referua hapur Gosling si “burri im”, ndërsa aktori ndodhej në Australi për xhirimet e “The Fall Guy”.
Edhe Gosling ka treguar në mënyrën e tij lidhjen e veçantë me Mendes. Gjatë promovimit të “Barbie” në vitin 2023, ai u shfaq me një varëse ku dallohej shkronja “E”. Kur u pyet se kujt i referohej ajo, përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe domethënëse: “Eva”./mxh
