FIFA ka përcaktuar vazot për shortin e finaleve të Kupës së Botës 2026. Eventi do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Shorti do të hidhet më 5 dhjetor. Shqipëria nëse ia del që të kualifikohet pas ndeshjeve të play-off, bashkë me tre kombëtaret e tjera të zonës europiane do të vendoset në vazon e 4-t. Në fazën play-of janë 16 skuadra që luftojnë për 4 vende.
Më 26 mars, kuqezinjtë e Silvinjos ndeshen me Poloninë në transfertë.
Nëse fitojnë, atëherë do të duhet të mposhtin 4 ditë më pas, fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.
Vendet mikpritëse Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, do të jenë në vazon e parë.
Finalet e Botërorit 2026 do të luhen për herë të parë me 48 ekipe pjesëmarrëse.
Eventi nis më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik. /K.M
