Last Updated on 26/05/2026 by EL
Në Sheshi Skënderbej po mbahet protesta me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, e thirrur nga të rinjtë shqiptarë, ku pjesëmarrës ka qenë edhe gazetari i njohur Marin Mema.
Në fjalën e tij, Mema bëri thirrje për bashkim kombëtar dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Po ashtu, gazetari theksoi se shqiptaria ka nevojë që të rinjtë të marrin në dorë fatin e tyre dhe se shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan atë.
Mema: Në radhë të parë po e nis nga kjo banderolë që ne e kemi vendosur këtu. Ne jemi bashkë, sepse sot jemi bashkë pa dallim feje apo partie politike. Kombi është mbi çdo parti, është i njëjtë dhe mish i shpirtit të çdo shqiptari, dhe s’ka askush që mund ta ndajë.
Ne do të jemi në krah të çdo shqiptari, në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krahas vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo, sepse ne jemi një zemër, një shpirt, një kulturë dhe një gjak. Gjak shqiptari, i shenjtë.
Uroj me zemër e me shpirt që të përpiqemi çdo ditë që të rinjtë shqiptarë të marrin në dorë dinjitetin e tyre. Është koha që çdo i ri shqiptar të mbrojë çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare. Shqipëria ka nevojë për të rinjtë e saj, shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan kombin e tyre. Ndaj, sa më shumë çdo ditë, sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan në të vërtetë./ET
