Last Updated on 09/10/2026 by EL
Një ndërhyrje në kohën e duhur mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Këtë e tregoi sot administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili i dha ndihmën e parë një punonjësi 58-vjeçar, me inicialet B.M., pasi ai pësoi infarkt të miokardit dhe ndodhej në rrezik për jetën.
Spaho ndërhyri menjëherë, duke vënë në shërbim njohuritë e tij profesionale si mjek. Ai kreu masazh kardiak dhe i dha ndihmën e nevojshme deri në mbërritjen e ambulancës.
Trafiku i rënduar i ditës së sotme vështirësoi mbërritjen në kohë të ekipit mjekësor, çka e bëri edhe më të rëndësishme ndërhyrjen e menjëhershme të Spahos.
