Last Updated on 24/12/2025 by EL
Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të rrallë dhe më të dashur të muzikës shqiptare, që megjithatë mbetet e pavlerësuar nga institucionet.
“Parashqevia ka kaluar 10 vite në rrugë dhe është lënë në harresë. Imagjino edhe personat që atë e kane parë në rrugë atëherë edhe e dinin ku ishin, i thonin: ‘Fol moj ti shqip’. Unë di që edhe kolegët e saj e urrenin. Ajo është një artiste e përmasave të mëdha, një zë i rrallë që nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Prisja që institucioni i presidentes t’i jepte një titull, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, disa artiste në Tiranë e kanë marrë titullin dhe janë bërë meme,” tha Ilirjani.
Ai shtoi se populli e do shumë Parashqevi Simakun dhe e kanë quajtur “Artiste e Popullit”. “Ajo do të mbetet në histori. Artistët e tjerë nuk e duan, ajo ka kaluar një tragjedi. Është bërë një padrejtësi e madhe për të,” tha Ilirjani, duke theksuar se ajo është ende shumë e vlerësuar nga qyteti i saj dhe nga publiku./e.t
