Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të hënën se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Zatyshshia në rajonin juglindor të Zaporizhias në Ukrainë.
Video me dron e publikuar nga ministria tregonte flamuj rusë të vendosur në fshat. Reuters verifikoi vendndodhjen e pamjeve duke e krahasuar me imazhe satelitore, por nuk mundi të konfirmojë datën e saktë të videos.
Sipas agjencisë shtetërore RIA, trupat ruse po avanconin gjithashtu në qendrën tranzite të Pokrovskut në rajonin e Donetskut, ku raportohet se kanë kapur dy lagje. Reuters theksoi se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur raportimet nga fusha e betejës./mxh
