Modelja Alessandra Ambrosio bëri një paraqitje tërheqëse në Los Angeles, duke sfiduar sërish kodet e modës. Ajo u fotografua duke ecur me një xhaketë të zezë me dekolte të hapur, të kombinuar me një fund transparent në nuancë portokalli me xixa, që la të dukshme të brendshmet e saj.
Pamjen e saj e kompletoi me taka të larta, syze dielli dhe një çantë të zezë, duke krijuar një kombinim provokues dhe glamuroz që nuk kaloi pa u vënë re nga fotografët dhe kalimtarët./MXH

