Last Updated on 16/10/2026 by EL
Salla e Shtypit e Vatikanit ka publikuar fotografitë e para të Papa Leoni XIV pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori malinj në mushkërinë e djathtë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vijon të përmirësohet.
Nga spitali Gemelli në Romë, Ati i Shenjtë ka kremtuar meshën dhe ka shpërndarë vetë kungimin, duke treguar se rikuperimi pas operacionit po ecën pozitivisht.
Sipas buletinit të katërt mjekësor, analizat e gjakut dhe radiografia e kraharorit kanë konfirmuar përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së tij të përgjithshme.
Papa po kryen seanca fizioterapie respiratore dhe është në gjendje të kryejë aktivitetet e përditshme në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, të dielën ai pritet të recitojë lutjen e Engjëllit të Tënzot (Angelus) nga spitali Gemelli./et
